Votat preferenciale në Tiranë: Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Mundësisë
Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 75 nga 1282 kuti votimi.
Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Orlando Rakipin dhe Anila Denajn.
Partia Demokratike ia rimori një mandat Mundësisë. Më i votuar deri mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë që rifutet në Parlament Jorida Tabaku. Jashtë deri më tani ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn, ndërsa del jashtë listës Erald Kapri, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.
Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.
PS 7 mandate nga lista e hapur
Blendi Gonxhja 5080
Fatmir Xhafaj 1880
Erion Braçe 912
Ervin Hoxha 615
Ornaldo Rakipi 569
Anila Denaj 346
Julinda Dhame 276
PD 2 mandate nga lista e hapur
Ilir Alimehmeti 1115
Jorida Tabaku 996
Mundësia 1 mandat nga lista e mbyllur
Agron Shehaj
PSD 1 mandat nga lista e mbyllur
Albana Pëllumbi
Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur
Adriatik Lapaj 253
Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur
Redi Muçi
Fraksion.com