AktualitetPolitikëTë fundit

Përfundon numërimi në Himarë, PS 51.26% të votave dhe PD-ASHM 38.01%

Në bashkinë e Himarës ka përfunduar numërimi i votave i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  në 9 qendrat e votimit ka përfunduar numërimi i votive, ku Partia Socialiste ka marrë 3196 vota ose 51.26% të votive, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2370 vota, ose 38.01 % të votave,  Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet 358 vota ose 5.74% të votave.

Në qarkun e Vlorës deri në orën 10:30 janë numëruar 177 qendra votimi nga 449 në total, ku  Partia Socialiste ka marrë 19 783 vota ose 57.33% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 9953 vota ose 28.84% të votave, Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet 2084 ose 6.04%, Partia Mundësia 1235 vota ose 3.58%.

 

Fraksion.com