AktualitetPolitikëTë fundit

Krimet zgjedhore, SPAK: U administruan 156 materiale, 39 procedime penale të regjistruara

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Të dhënat janë deri me 11 Maj ora 19:00.

SPAK informon se janë 156 materiale të administruara, ku mes tyre 39 procedime penale të regjistruara.

Nga procedimet penale të regjistruara: 21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit. 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. 3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

Krimet Zgjedhore – 156 materiale të administruara

  • 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).
  • 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.
  • 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.
  • 17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).
  • 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.

Krimet Zgjedhore – Veprat penale për 39 procedimet

  • 33 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).
  • 4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).
  • 1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).
  • 1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës).
  • 50 materiale (denoncime/sinjalizime) kanë ardhur në mënyrë elektronike (në portalin Denonco Krimin Zgjedhor dhe e-mail zgjedhjet2025@spak.gov.al).
  • 5 sinjalizime kanë ardhur në numrin e gjelbër.

 

Fraksion.com