KQZ publikon rezultatet e votimit elektronik në Vorë, kryeson PS
Partia Socialiste siguroi fitoren në Vorë.
Socialistët siguruan 8082 vota, duke u pasuar nga PD me 4803 vota.
Pas PD renditet PSD me 330 vota, ndërsa forcë e katërt Partia Mundësia 313.
Procesi i votimit në Vorë një ditë më parë u shoqërua edhe me tensione, ku sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi debatuan ashpër me disa qytetarë.
Pas kallëzimit nga njëri prej tyre, nisën hetimet ndaj demokratit.
Fraksion.com