AktualitetTë fundit

Kolonja dhe Pusteci, dy bashkitë e para ku ka përfunduar numërimi i votave

Në bashkinë e Kolonjës dhe Pustecit ka përfunduar numërimi i votave i zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  në bashkinë Kolonjë ka përfunduar numërimi në 26 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste ka marrë 3733 vota, ose 64.38%  të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1664 vota, ose 28.70% të votave, Partia Mundësia 86 vota, ose 1.48% të votave, Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet me 134 vota, ose 2.14% të votave, Partia Socialdemokrate 83 vota, ose 1.43%.

Ndërsa në bashkinë Pustec ka përfunduar votimi në 8 qendrat e votimit,  ku Partia Socialiste ka marrë 1054 vota, ose 67.78 % të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 458 vota ose 29.45% e votave.

 

Fraksion.com