Rama-qytetarëve: Votoni me qetësi e durim, është detyrë qytetare
Kryesocialisti Edi Rama përcolli sot përmes një videomesazhi një tjetër apel për të gjithë qytetarët që t’u drejtohen qendrave të votimit.
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, që të shkojnë të votojnë.
“Ja ku jemi LIVE nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Përfitoj nga rasti t’iu them të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë të shkojnë të votojnë. Është e domosdoshme që vota të hidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Votoni, votoni, votoni me qetësi, me pak durim edhe me bindjet tuaja, votoni”, apelon Rama.
Fraksion.com