AktualitetPolitikëTë fundit

Iu arrestua bashkëshorti, Elda Hoti: Çdo vegël politike që përdor policinë e shtetit, do të mbajë përgjegjësi për çdo tentativë për të frikësuar qytetarët

Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti, Ladi Ndoja është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen.

“Asnjë polici politike, asnjë strukturë kriminale dhe asnjë zëdhënës i krimit të organizuar nuk do të mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ditët e frikësimit, fabrikimeve dhe shtypjes së zërit opozitar janë drejt fundit.

Këto manovra janë të dështuara sepse fuqia e popullit nuk ndalet nga asnjë makineri represive.

Ata që blenë vota dhe shantazhuan votuesit, janë të lirë dhe po rendin nga qendra në qendër votimi, Aleksander Dodaj, Renuar Kolaj dhe të gjithë kriminelët elektoral, i keni bërë llogaritë gabim.

Njëshat nuk ka regjim që i ndal!

Qytetarë, mos harroni gjithçka ju kanë bërë këto 12 vite”, shkruan Hoti.

Fraksion.com