E rëndë në Pogradec/ Pas konfliktit në QV, nipërit e 63-vjeçarit i shkojnë në shtëpi komisionerit, i rrahin gruan dhe djalin
Sherri në Pogradec mes një mbështetësi të PD dhe komisionerit socialist nuk u mbyll brenda Qendrës së Votimit. Teksa vijonte procesi i votimit, Luan Tollozhina, simpatizant demokrat ka goditur komisionerin e PS, Entin Gega. Incidenti ka ndodhur në Qendrën e Votimit nr.3901. Sherri dyshohet se ka ndodhur për arsye personale dhe nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.
Por konflikti nuk u shua brenda mureve të QV-së.
Pogradec/Informacion paraprak
Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.
Fraksion.com