Starmer: Planifikimi ushtarak vazhdon për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet
Merz, Macron, Zelensky, Starmer, Tusk flasin pas podiumeve në Kiev në një konferencë shtypi për gazetarët.
Zelensky pyetet nëse Ukraina do të ishte gati të rivendoste forcat nga vija e frontit, dhe Starmer pyetet nëse ka ndonjë zhvillim që ai mund të ndajë mbi vendosjen e trupave në Ukrainë.
Macron teksa i përgjigjet pyetjes, tha se “kjo është punë në vazhdim”.
Presidenti francez vazhdoi më tej dhe tha se sapo të arrihet armëpushimi, ka një “numër hapash mbi të cilët po punojmë”, që përfshin forcimin e ushtrisë së Ukrainës.
“Gjithçka do të varet nga përgjigjja e Rusisë ndaj propozimit tonë dhe pastaj do të punojmë për zgjidhjen më efikase”, thotë ai, duke shtuar se është “shumë herët” për të thënë se cila është zgjidhja më efikase.
Ndeesa Keir Starmer përgjigjet pyetjes më pas dhe tha se ka dy aspekte të “koalicionit të të vullnetshmëve”.
E para është politika, me vendet që tani po arrijnë unitet të plotë. E dyta është planifikimi ushtarak, i cili po kryhet për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet. Ai shton se po shqyrton gjithashtu eventualitetet për detin, ajrin dhe tokën, si dhe se cili do të jetë mandati në rast të një armëpushimi.
Ai thoa se ajo që është e rëndësishme është të arrihet së pari një armëpushim, dhe sot është hapi më gjithëpërfshirës që vendet kanë ndërmarrë në tre vjet.
Fraksion.com