Sot etapa e dytë e Giro d’Italia në Tiranë, ja bllokimi i rrugëve nga ora 10:00-18:00
Ditën e sotme zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm qytetin e Tiranës ku disa akse rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit.
Gara nis që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja.
Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, Policia e Tiranës do të ndalojë qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në disa akse kryesore në Tiranë.
Ndalim qarkullimi dhe parkimi – ora 10:00–18:00
- Sheshin “Skenderbej”;
- Rrugën “Urani Pano”;
- Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
- Rrugën “Ibrahim Rugova”;
- Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
- Bulevardin “Gjergj Fishta”;
- Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
- Bulevardin “Bajram Curri”;
- Rrugën “Ibrahim Rugova”;
- Rrugën “Lek Dugagjini”;
- Rrugën “Dervish Hima”;
- Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
- Rrugën “Abdyl Frashëri”;
- Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
- Rruga pas Pallatit të Kulturës.
Kufizime në aksesin e disa blloqeve të banimit, veçanërisht në zonat në rrugët lidhëse me rrugën “.Papa Gjon Pali II” dhe “Ukraina e Lirë”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve/drejtuesve të automjeteve, për respektimin e këtyre kufizimeve të përkohshme dhe i fton të respektojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të këtij eventi sportiv ndërkombëtar.
Fraksion.com