AktualitetPolitikëTë fundit

Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier

Ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr 86 dhe nr87 Pallati i Sportit Vlorë në kuadër të procesit të votimit që do të zhvillohet më 11 Maj.

Në Vlorë është çdo gjë gati për zhvillimin e procesit të votimit dhe më pas të numërimit të votave. Çdo KZAZ e qytetit, por edhe ato në rang rrethi janë gati.

Ndërkohë në mesditë gjithashtu ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në tre KZAZ- të 58, 59 dhe 60 në bashkinë Fier. Gazetarja e Klan News Anila Sefa, raporton se sipas ligjit zgjedhor ato janë tërhequr nga kryetarët dhe sekretarët e qëndrave të votimit ndërsa shpërndarja në kohë i paraprin organizimit , administrimit, zhvillimit dhe mbikqyrjes sa më të mirë të ecurisë së procesit zgjedhor në të 97  qëndrat e votimit për 157 761 zgjedhës.

Fraksion.com