AktualitetPolitikëTë fundit

Celibashi: Votimi i shumëfishtë është krim, mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje qytetarëve se “votimi i shumëfishtë është krim”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Celibashi shkruan më tej se “votimi në emër të dikujt tjetër është krim. Identifikimi i zgjedhësit bëhet në mënyre elektronike”.

Celibashi shton se “qendrat e votimit janë të mbikëqyrura dhe çdo abuzim zbulohet”.

“Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim”, e përmbyll Celibashi apelin drejtuar qytetarëve.

Projekti i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Mbështetje për Reformën dhe Procesin Zgjedhor në Shqipëri” mbështetet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia.

Nisja e procesit të votimit fillon në orën 07:00 dhe qendrat mbyllen në orën 19:00. Sipas listës përfundimtare të zgjedhësve, të publikuar nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

Fraksion.com