“Sot jemi më të bashkuar se kurrë për hir të Berishës”, Sali Shehu: Ata që nuk erdhën me ne s’janë opozitë
Kryetari i Frymës së Re Demokratike (FRD) dhe kandidat i koalicionit opozitar PD-ASHM, Sali Shehu, deklaroi në studion e News24 se zgjedhjet e 11 majit do të përballin qytetarët me një vendim historik për ndryshimin që ofron opozita e bashkuar.
Shehu theksoi se bashkimi i opozitës është arritja më e madhe e saj deri tani duke ia atribuuar këtë arritje kryedemokratit Sali Berisha dhe duke vënë në dukje se çdo subjekt jashtë këtij fronti nuk mund të quhet realisht opozitar.
Shehu u shpreh i bindur se koalicioni opozitar është më i bashkuar se kurrë, madje edhe më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021, duke e cilësuar këtë si parakusht për një fitore të mundshme.
Fraksion.com