Rama ndan foto nga takimet në Vlorë e Durrës: Shihemi sot në Tiranë
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ndau në rrjetet sociale foto nga takimet e zhvilluara dje në qytetin e Vlorës dhe të Durrësit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama ftoi po ashtu qytetarët në mitingun përmbyllës në Tiranë në orën 19:30.
“Me falënderimin për mikpritjen e Vlorës dhe Durrësit, ju ftoj të shihemi sot në Tiranë, ora 19:30”, shkruan Rama.
Aktivitetet dje nisën në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, VLO, ku u krye edhe fluturimi i parë certifikues, për të vijuar më pas për një takim në Kuç të Vlorës ku Rama bëri “memorandumin” mbi një letër dhe parashikoi që “minimalisht Partia Socialiste do marrë 78 mandate”, në këto zgjedhje parlamentare.
Rama zhvilloi pasdite edhe takimin përmbyllës elektoral në Vlorë, ku u shpreh se “ekziston mundësia që në këtë qark PS të marrë 10 mandate”.
Takimet u përmbyllën në qytetin e Durrësit, ku Rama shprehu bindjen se nëse në 11 maj do të ketë masivitet në votime në Durrës PS do të thyejë përsëri rekordin e vet duke marrë 9 mandate.
Fraksion.com