“Shërbimin postar i nënkontraktorëve po bëhet nga pushteti i Tiranës”, PD-KQZ-së: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Kemi dyshime për manipulime
Partia Demokratike do të dorëzojë një kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon që kutitë me votat e diasporës të ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për manipulim masiv të procesit.
Në një konferencë për shtyp, drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ngriti alarmin se ajo që po ndodh me votat nga Greqia është pjesë e një skeme më të gjerë manipulimi të orkestruar nga qeveria.
“Vijojmë të marrim ankesa nga qytetarë që nuk kanë marrë zarfin në shtëpi dhe nuk e kanë gjetur as në qendrat e përcaktuara,” u shpreh Topalli. “Ndërkohë që nga Greqia vijnë pa fund kuti me fletë votimi të plotësuara, ndonëse njerëzit nuk i kanë marrë fare zarfat për të votuar.”
Ajo akuzoi qeverinë se po përdor shërbimin postar në Greqi nëpërmjet nënkontraktorëve të kontrolluar politikisht.
Ndërkohë që në Shqipëri vijnë kuti të pafundme me kuti me fletë të plotësuara.
Ky është një derivat i skemës së manipulimit në tërësi, dhe kjo po ndodh vetëm në Greqi.
Gjithë diaspora ka një numër të papërfillshme kutish ndëtsa vijnë pa fund kuti me votat që nuk janë plotësuar nga vetë njerëzit që nuk kanë marrë zarfet për shkak të problematikave të DHL dhe nënkontraktorëve.
Shërbimin postar të nënkontraktorëve mesa duket po e bën pushteti i Tiranës.
Manipulimi masiv, problem i madh.
I kërkojmë KQZ që thotë se për thyerjen e standardeve do të sanksionohen nënkontraktorët, ne si forcë politike nuk jemi të interesuar për sanksione por për ruajtjen e integritetit që tani nuk ekziston më. Bëjmë thirrje që kutitë nga Greqia të trajtohen veç.
Të sigurt se pas 11 majit Rama nuk do të jetë më kryeministër sepse vota e ndershme do të sjellë ndryshimin e madh”, tha ajo.
Fraksion.com