Rama: Me Lungomaren në Radhimë, po merr formë një pjesë e Shqipërisë së re turistike
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Radhimë, ku inspektoi Lungomaren e re që lidh qytetin e Vlorës me atë të Orikumit.
Kryeministri vlerësoi se në Radhimë po merr formë një pjesë e Shqipërisë së re turistike, vazhdim spektakolar i Lungomares në bregun mes qytetit të Vlorës dhe Orikumit.
“Të gjithë ata që kanë pronë dhe mund të zhvillohet, brenda korrikut duhet t’i nënshtrohen stilit dhe logjikës së tregut dhe askush të mos mendojë se po shpëton nga kjo histori. Ta heqin vetë. Kjo është mundësia që i japim dhe rrisin nivelin, cilësinë, të ardhurat dhe e gjitha bëhet histori e re komplet”, u shpreh Rama.
“Ndryshimi është drastik. Kjo ishte si shteg dhish që kaloje në xhungël”, u shpreh ai.
Kryeministri vlerësoi se ky investim tejkalon Lungomaren e Vlorës nga pikëpamja e cilësisë, pasi ka shumë më tepër hapësirë, ka stacione, është më larg qytetit dhe më pranë natyrës.
Lungomarja e re ka një gjatësi prej 2,2 kilometrash dhe është e organizuar në formën e një parku të madh.
Fraksion.com