AktualitetPolitikëTë fundit

Incidenti në mitingun e Elbasanit, reagon dega e PD: S’ka pasur tensione politike, ishte konflikt banal mes të rinjve

Partia Demokratike, dega Elbasan, ka reaguar me një deklaratë për mediat në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë mitingut përmbyllës të në qytet, ngjarje e ndodhur dje.

Sipas demokratëve, ngjarja ishte një konflikt i natyrës krejtësisht banale mes disa të rinjve, pa asnjë lidhje me organizimin e mitingut apo me përplasje midis grupeve mbështetëse të kandidatëve.

Partia Demokratike thekson se mitingu në Elbasan ishte një demonstrim i fuqishëm mbështetjeje për Sali Berishën dhe vizionin e PD-së për ndryshim, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve dhe të qëndrojnë të fokusuar në synimin e përbashkët: fitoren e vlerave demokratike dhe të së ardhmes.

Deklarata e PD:

Fatkeqësisht, ky episod i izoluar u përdor me shpejtësi nga qarqe të afërta me mazhorancën për ta politizuar dhe për të njollosur suksesin e këtij takimi madhështor,ku qytetarët e Elbasanit treguan mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për Prof. Dr. Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.

Partia Demokratike Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos ndikohen nga manipulime të tilla keqdashëse dhe të mbeten të fokusuar tek qëllimi ynë i përbashkët: fitorja e vlerave demokratike dhe ndryshimi që Elbasani dhe Shqipëria meritojnë.

 

Fraksion.com