Bllokimi i rrugëve nga Giro d’Italia, Anuela Ristani mesazh për qytetarët e Tiranës: Ja rrugët që do bllokohen, stafi në kopshte me orar të zgjatur
Gara më prestigjioze e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, ka mbërritur për herë të parë në Shqipëri, duke e bërë vendin tonë dhe veçanërisht Tiranën, epiqendrën e çiklizmit në Europë. Nga data 9 deri më 11 maj 2025, kryeqyteti ynë do të jetë në vëmendjen ndërkombëtare. Me qëllim mbarëvajtjen e organizimit dhe aktiviteteve të parashikuara, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani ka kërkuar njëkohësisht bashkëpunimin e qytetarëve, si një faktor shumë i rëndësishëm për finalizimin me sukses të këtij eventi historik.
“Kjo ngjarje historike që do ta vërë qytetin tonë në median ndërkombëtare, duam që të jetë e gëzueshme dhe e shijueshme për të gjithë qytetarët e Tiranës. Në mënyrë që kjo të jetë e tillë, do kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve. Ajo që do të ndodhë nesër e pasnesër, përveç festës dhe haresë po bën edhe një bllokim të pjesshëm të qytetit. Disa prej akseve kryesore të Tiranës do jenë të bllokuara për qarkullimin e makinave, ndërkohë që transporti publik është devijuar. Do të kërkonim bashkëpunim tuaj për ata që kanë mundësi të mos përdorin mjetet e tyre private dhe që kanë mundësi të tjera alternative të lëvizjes, t’i përdorin ato. Për të gjithë të tjerët që nuk kanë mundësi të tjera për të lëvizur, përveç se me makinat e tyre, do të donim të konsultonin paraprakisht itinerarin që duhet të zgjedhin, para se të shkojnë në punë e shkollë. Të gjithë kopshtet e çerdhet tona do të vijojnë të qëndrojnë të hapura dhe për ata prindër që do kenë vështirësi të marrin fëmijët e tyre në oraret e zakonshme, stafi ynë do jetë aty me orare të zgjatura”, u shpreh Ristani.
“Duam që kjo të jetë një përvojë e bukur për të gjithë. Ju lutem këshillohuni me faqet tona për të parë rrugët e bllokuara dhe oraret kur ato do jenë të bllokuara për makinat dhe shijoni gjatë gjithë fundjavës Giro d’Italia”, përfundoi Ristani.
Nesër “Giro d’Italia 2025”, njihuni me akset që do të bllokohen në Tiranë, rrugët që duhet të shmangni
Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00
Segmentet e rrugëve:
Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);
Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
Rrugën e “Elbasanit”,
Bulevardi “Bajram Curri”;
Rrugën “Ali Shefqeti”;
Rrugën “Alajdin Frashëri”;
Rrugën e Rexhekrit;
Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
Rrugën “Sotir Çaci”;
Rrugen “Xhanfize Keko”;
Rrugen “Arkitekt Kasemi”;
Bulevardi “Zhan D’Ark”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës
Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).
Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.
Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.
Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).
Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.
Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.
Ndalim parkimi
Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00
Segmentet e rrugëve Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00
Segmentet e rrugëve
Sheshin “Skenderbej”;
Rrugën “Urani Pano”;
Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
Bulevardin “Gjergj Fishta”;
Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
Bulevardin “Bajram Curri”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Lek Dugagjini”;
Rrugën “Dervish Hima”;
Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
Rrugën “Abdyl Frashëri”;
Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00
Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit.

