AktualitetTë fundit

Vrasje me armë zjarri në Has: Kush janë viktima dhe autori. 34-vjeçari u qëllua brenda në makinë

Tronditet Hasi. Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Pla.

Viktima është identifikuar si Rushit Sallahu 34 vjeç, ndërsa autori Ylje Jaku 41 vjeç. Ky i fundit është prangosur nga policia, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.

Ndërkohë janë zbardhur edhe detaje të reja nga vrasja e Rushit Sallahu 34 vjeç.

Sallahu u gjet i ekzekutuar me një plumb brenda në automjetin e tij.
Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt i hershëm mes të dyve për një pronë. Ata ishin përplasur me njëri-tjetrin edhe disa ditë më parë, sherr i cili sot i mori jetën 34-vjeçarit.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com