AktualitetPolitikëTë fundit

Të premten mitingjet përmbyllëse, PS zbret te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht.

Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë vit përfshin edhe Tiranën në itinerarin e saj. Përgatitje në sheshin qendror të kryeqytetit po bëhen edhe për Samitin e Komitetit Politik Europian në datat 15-16 maj. Për pasojë, partitë kryesore kanë zgjedhur vende alternative për organizimin e mitingjeve përmbyllëse.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama do të mbyllë fushatën elektorale të premten në orën 19:00 në fushën pranë Parkut Olimpik në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa demokratët, të cilët e nisën fushatën nga sheshi Nënë Tereza, do ta përmbyllin atë te Bulevardi i Ri pranë ish-Stacionit të Trenit.

Socialistët e nisën zyrtarisht fushatën më 12 prill nga sheshi Skënderbej, në një aktivitet festiv të shoqëruar me këngë dhe valle.

Fraksion.com