“Të dielën do të rishkruajmë historinë”, Griffin bën thirrjen nga Elbasani: Ndihmoni Doktor Berishën për të fituar zgjedhjet
Këshilltari Amerikan i Chris LaCivita në fushatën e PD-së, Philip Griffin deklaroi se, shqiptarët në 11 maj do të rishkruajnë historinë.
Duke folur në Elbasan, Griffin u shpreh se, nuk kishte parë një njeri që të punojë për popullin e tij, më shumë se Dr. Sali Berisha.
Fjala e Philip Griffin në Elbasan:
Ju sjell përshëndetjet e mia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqipëria është në një udhëkryq. Historia do të shkruajë se kush bëri, çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve.
Ne e ndryshuar historinë në Amerika në nëntor të vitit të kaluar nëse keni dëgjuar.
Në Amerikë socialistët u përpoqën me anë të sistemit ligjor të shkatërrojnë Donald Trump.
Dhe tani kam dëgjuar se socialistët këtu në Shqipëri po përdorin të njëjtat marifete. Por nuk do të ja dalin mbanë këtu.
Dr. Sali Berisha nuk do të ndalojë së luftuari për ju derisa të marrë Shqipërinë mbrapsht nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.
Unë kam qenë i përfshirë në politikë për 40 vitesh dhe nuk kam parë askënd që të punojë aq fort sa Prof. Dr. Berisha.
Por ai nuk mund të ja dalë vetëm. Tani është koha që të gjithë ju të bëni pjesën tuaj dhe të ndihmoni Doktor Berishën për të fituar zgjedhjet.
Kur të shkoni të votoni të dielën në 11 maj, merrni me vete familjen tuaj, fqinjët tuaj, miqtë tuaj, çdo person që njihni, të gjithë duhet të shkojnë të votojnë.
Tani dua që të ndaloni të gjithë dhe të shikoni djathtas dhe majtas dhe të shikoni njëri tjetrin në sy.
Dhe pyeteni ata, dhe veten: A do të shkruajmë historinë së bashku.
Dhe unë jam këtu për të ju thënë, se të dielën të gjithë do të rishkruajmë historinë.
Fitore, fitore, fitore!
Faleminderit!
Fraksion.com