AktualitetPolitikëTë fundit

“Në rrezik procesi zgjedhor”, PD letër KQZ dhe misionit të OSBE: Shkelje dhe presion politik mbi votën e diasporës! Kërkesë për hetim nga SPAK

Partia Demokratike ka ngritur alarmin për rrezikimin e integritetit të procesit zgjedhor në kuadër të votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit, duke dërguar një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për dijeni të misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri për vëzhgimin e procesit elektoral.

Në letrën e tyre, demokratët kanë paraqitur një sërë rastesh të dokumentuara, të cilat sipas tyre dëshmojnë për parregullsi në këtë proces.

PD thekson rëndësinë e hetimit të këtyre pretendimeve për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe votën e çdo qytetari shqiptar, pavarësisht vendbanimit të tij. Sipas PD shkeljet më të rënda janë regjistruar në Greqi.

“Procesi i votimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit 2025 është shoqëruar me probleme të shumta që rrezikojnë seriozisht integritetin e procesit zgjedhor. Shkeljet më të rënda janë regjistruar në Greqi, ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, por probleme serioze janë verifikuar edhe në Itali, Gjermani, SHBA, MB (UK) dhe vende të tjera të BE-së. Shkeljet variojnë nga mungesa e transparencës procedurale, tek presioni politik, shpërndarja jozyrtare e fletëvotimeve dhe cënimi i fshehtësisë së votës etj”, theksohet në shkresë.

Pritet që institucionet përgjegjëse të shqyrtojnë pretendimet dhe të marrin masat e nevojshme nëse konstatohen shkelje.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Sipas demokratëve problematikat përfshijnë mungesën e transparencës, shkelje procedurale, presion politik, shpërndarje jo zyrtare të fletëve të votimit dhe cenim të fshehtësisë së votës.

Kësisoj, Partia Demokratike ka kërkuar një audit të gjithë logjistikës së votës së diasporës, rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar, hetim penal nga ana e SPAK për blerje të votave dhe përfshirje të Partisë Socialiste në shpërndarjen e tyre si edhe një dërgim të një misioni të OSBE-ODIHR në qendrat e diasporës në Greqi mes të tjerash. Lexoni dokumentin e plo

 

Fraksion.com