AktualitetBota+Të fundit

Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, dy shqiptarë nga Tepelena në spital me djegie te rëndë

Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona.

Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol.

Një shqiptarë në Birmingham në dijeni të rrethanave të kësaj ngjarje i tha Top Channel se dy shqiptarët e djegur brenda kësaj shtëpie bari janë nga Tepelena.

Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, ndërsa policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit.

 

Fraksion.com