Iu gjet 1 dozë kokainë, arrestohet në Sarandë kandidati për deputet
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Sarandë vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit.
Ergys Isufi, kandidat për deputet nga partia “Shqipëria Bëhet”, është kapur në flagrancë nga Policia e Sarandës me një dozë lëndë narkotike të llojit kokainë.
Sipas burimeve jo zyrtare, Isufi është pikasur nga efektivët në një zonë të qytetit ndërsa po mbante me vete substancën narkotike.
Raportohet se në momentin që ka kuptuar praninë e forcave të rendit, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është ndaluar dhe kapur menjëherë nga patrulla policore.
Policia ka vijuar veprimet procedurale duke ushtruar kontroll në banesën e tij, për të zbardhur rrethana të tjera të mundshme që lidhen me ngjarjen.
Fraksion.com