Incident në mitingun e PD në Elbasan, plagoset në kokë djali i Luçiano Boçit
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme gjatë mitingut elektoral të PD ku nga informacionet në terren mësohet se djali i deputetit Luçiano Boçi ka mbetur i plagosur në kokë.
Burimet në terren, konfirmojnë se Parid Boçi ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim.
Policia e Elbasanit po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Fraksion.com