“Fieri është kryeqyteti i socialistëve”! Rama: PS mund të ketë bërë shumë gabime në rrugën e saj, por s’e ka cenuar kurrë interesin kombëtar!
Në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i PS Edi Rama e ka cilësuar këtë qytet si kryeqyteti i socialistëve.
Rama tha se nga ky qytet do të shpërndahet fryma e një fitoreje të paparë deri më sot.
Edi Rama: Dua ti drejtohem barrës tuaj të madhe, si kryeqyteti i socialistëve, dua të shpërndahet nga këtu fryma e një fitoreje të paparë. deri më sot.
Kjo parti është më e madhja në Shqipëri. Nuk e ka cënuar kurrë interesin kombëtar. Forca më kuqezi e Shqipërisë. PS ka misionin ta mbajë Shqipërinë, ta ngjitë deir në fund në majën ku ne do të shlyejmë amanetin e të parëve tanë.
Në majën ku do të përmbushim profecinë e Skënderbeut që përcaktoi se fati i stërnipërve të tij është Evropa. Do vëmë në majë amanetin e rilindësve që e lanë të shkruar se dielli lind andej nga perëndon.
Fraksion.com