Berisha: Lubia harxhon 10 mijë euro në muaj për të larë prapanicën e makinës së saj
Sali Berisha në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 majit në Berat lëshoi sërish akuza në drejtim të Edi Ramës dhe ministrave të tij.
Berisha solli edhe njëherë në vëmendje Belinda Ballukun, që vetëm për të larë makinën e saj harxhon 10 mijë euro në muaj.
U djegsh në incenerator, i thoshte gazetarit.
Po kush të digjet, gazetari që bëhet avokati juaj dhe i shtron një pyetje apo ai që ka vjedhur 130 milionë euro taksa tuajat.
Shikoni se çfarë përgjigje jep, çfarë kurajo ka.
U djegshi në incenerator ju, sikur inceneratori të ishte një gjë dhe jo 130 milionë euro. 812 mijë pensione.
812 mijë pensione janë 130 milionë euro.
Apo tjetra. Makinën, për të larë prapanicën e makinës, 10 mijë euro në muaj. Të sëmurët vdesin për ilaçe në spitale.
Ky Erioni i Beratit, ky është vëllai siamez me Veliajn e Tiranës.
Këta kanë një model, vidh taksat e qytetarëve” – u shpreh Berisha.
Fraksion.com