AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha kthen vëmendjen nga të rinjtë: Arsimin e mesëm do ta bëjmë të detyrueshëm, heqim mesataren për Universitetin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në takimin përmbyllës të fushatës në Korçë, u shpreh se shqiptarët në rrugën e tyre të lirisë pësuan një aksident, përjetuam 12 vite të narkodiktaturës.

Berisha tha që vëmendja kryesore do të jetë tek të rinjtë, ku në fokus është arsimi. “Do ta bëjmë arsimin e mesëm të detyrueshëm”, – tha Berisha

Fjala e Berishës:

Rrugët ndërtohen me 10 herë mbi çmimin e zakonshëm. Do të shkojmë drejt arsimit të mesëm të detyrueshëm. Kombet që e kanë bërë këtë në arsim, kanë ecur përpara. Do të heqim mesataren për Universitetin, në mënyrë që çdokush që dëshiron të vazhdojë të lartën, e ka derën e hapur. Çdo student do të rimbursohet me 200 euro në muaj nëse studion jashtë rrethit të tij. Çdo i ri i diplomuar do të ketë një vend pune në sektorin publik ose privat.

 

Fraksion.com