AktualitetPolitikëTë fundit

Arrestohet kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, u kap me kokainë! Tentoi të arratisej

Është arrestuar kandidati i “Shqipëria Bëhet” nga policia e Sarandës.

Mësohet se në pranga ka rënë Ergys Isufi, pasi është kapur me dozë kokaine në xhep. Gazetarja Dorjana Bezat mëson se fillimisht Isufi ka tentuar të arratiset, por është neutralizuar nga policia.

Aktualisht shërbimet e policisë së Sarandës janë duke zhvilluar kontroll në banesën e tij, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar.

Arrestimi i kandidatit vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Isufi është kandidati i Adratik Lapajt dhe kandidon në listë të hapur në këto zgjedhje.

Në prezantimin e bërë nga partia “Shqipëria Bëhet” për këtë kandidat, thuhet se Ergys Isufi, është inxhinier elektrik me eksperiencë në menaxhimin e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe energjetike brenda dhe jashtë vendit.

“Ka drejtuar me sukses iniciativa inovative për transportin detar elektrik në Suedi, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm. I orientuar drejt efikasitetit, bashkëpunimit dhe rezultateve cilësore, me përkushtim për të dhënë kontribut real për vendin. Gati të sjellë profesionalizëm, zgjidhje teknike dhe integritet në shërbim të publikut, prandaj kandidon në qarkun e Vlorës me koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet”-thuhet në prezantimin e tij.

Fraksion.com