“4 ditë nga ndarja e dy epokave”, Berisha nga Korça: Përjetuam 12 vite narkodiktatrë, korçarët u plaçkitën
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim elektoral në Korçë, ku tha se pas 4 ditësh, ‘Shqipërinë e ndajnë dy epoka’.
Miq, çdo korçar i mençur dhe korçare që mbyll sytë dhe mendon këto 12 vite, do të gjejë se, Korça nga një vend shprese, nga një qyetet i mrekullueshëm, i famshëm për dhuntitë e veta, për kulturën, për atdhedashjen, për shpirtin punëtor, shpirtin krijues, për pastërtinë, për çdo gjë. Fermerët e Korçës, burra dhe gra ndër më eficientët, ndër më të zotët. Po kështu, të Devollit, Pogradecit, Ersekës.
Po ata, u larguan sepse, nga viti në vit rënia ekonomike u bë më e madhe. Sepse, nga viti në vit çmimet u rritën. Sepse, nga viti në vit vendet e punës u mbyllën. Sepse, sofra nuk kishte më për aq sa ishin anëtarët e familjes. Nuk kishte të ndante më.
Sepse, prodhimet mbeteshin në fushë. Sepse, të sëmurët nuk kishin më ilaçe për t’u mjekuar. Qendrat shëndetësore u shkatërruan. Çfarë ndodhi në Korçë 12 vite për qytetarët?
Mendojeni pak. Ka bërë në 12 vite, gjysmën e rrugës Korçë-Ersekë, dhe ajo shembet çdo muaj. Çfarë ndodhi në Korçë? Rruga Qafë Plloç-Qukës ka 12 vite dhe nuk duket kurrkund. Çfarë ndodhi në Korçë? Shkollat u mbyllën njëra pas tjetrës, numri i studentëve ra frikshëm, ndërmarrjet falimentuan dhe fermat falimentuan.
Fraksion.com