AktualitetPolitikëTë fundit

“11 Maji ndan dy epoka”, Berisha nga Korça: Rama donte të blinte Vrenozin, sepse nuk i duronte kritikat e tij, por…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbylli fushatën elektorale në qytetin e Korçës, ku lëshoi mesazhine radhës për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha theksoi se 11 Maji ndan dy epoka, për të larguar njëherë e mirë regjimin 12-vjeçar që përzuri korçarët dhe shqiptarët nga vendi.

Fjala e Berishës:

Qytetarë dhe qytetare të Korçës, përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme. Qytetare dhe qytetarë të fitores së shumëpritur nga Korça, Devolli, Pogradeci, Erseka dhe mbarë Shqipëria.

Një përshëndetje të ëprzemërt kam unë sot për drejtuesin politik të PD-ASHM, z.Ivi Kaso, për Sekretarin e Përgjithshëm të PL, aleat ndër më kryesorët në këtë aleancë, Tedi Blushi. Përfaqësuesit tuaj nesër në Kuvendin e Shqipërisë, kandidatë të shkëlqyer të qytetarisë së Korçës, Devollit, Pogradecit, Ersekës dhe mbarë Shqipërisë.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, 4 ditë na ndajnë nga një ditë e cila në të vërtetë për ne shqiptarë ndan dy epoka: ndan epokën në të cilën ne, një populli vuajtur në diktaturën më staliniste, në rrugën tonë të lirisë, patëm një aksident si asnjë komb tjetër. Përjetuam 12 vite narkoditaturë. Përjetuam në 12 vite vendosjen e një regjimi, i cili bëri gjithçka për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri pluralizmin, për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri opozitën. Bëri gjithçka për të plaçkitur korçarët dhe shqiptarët. Bëri çdo gjë për t’i përzenë ata nga vendi i tyre.

Miq, çdo korçar i mençur dhe korçare që mbyll sytë dhe mendon këto 12 vite, do të gjejë se, Korça nga një vend shprese, nga një qyetet i mrekullueshëm, i famshëm për dhuntitë e veta, për kulturën, për atdhedashjen, për shpirtin punëtor, shpirtin krijues, për pastërtinë, për çdo gjë. Fermerët e Korçës, burra dhe gra ndër më eficientët, ndër më të zotët. Po kështu, të Devollit, Pogradecit, Ersekës.

Në 12 vite, u larguan nga Korça, nga Erseka, Pogradeci, Devolli, ndofta si kurrë në historine e tyre. U larguan, jo se nuk donin Korçën, Pogradecin, Devollin apo Ersekën. Përkundrazi, me pasuritë e mëdha të këssaj treve, me liqej mahnitës, fantastikë, jo vetëm për Ballkanin, Europën. Me fermerët e saj ndër më të zotët që mund të ekzistojnë. Me intelektualët e saj të shquar. Me artistët, me këngëtarët, me shkrimtarët, me elitën e saj, Korça është vetëm për t’u admiruar.

Po ata, u larguan sepse, nga viti në vit rënia ekonomike u bë më e madhe. Sepse, nga viti në vit çmimet u rritën.

Sepse, nga viti në vit vendet e punës u mbyllën.

Sepse, sofra nuk kishte më për aq sa ishin anëtarët e familjes. Nuk kishte të ndante më.

Sepse, prodhimet mbeteshin në fushë.

Sepse, të sëmurët nuk kishin më ilaçe për t’u mjekuar. Qendrat shëndetësore u shkatërruan.

Çfarë ndodhi në Korçë 12 vite për qytetarët?

Mendojeni pak.

Ka bërë në 12 vite, gjysmën e rrugës Korçë-Ersekë, dhe ajo shembet çdo muaj.

Çfarë ndodhi në Korçë?

Rruga Qafë Plloç-Qukës ka 12 vite dhe nuk duket kurrkund.

Çfarë ndodhi në Korçë?

Shkollat u mbyllën njëra pas tjetrës, numri i studentëve ra frikshëm, ndërmarrjet falimentuan dhe fermat falimentuan.

Miq, korçare dhe korçarë të mençur, mos harroni kurrë një moment. Ai që erdhi në pushtet me votë në 2013, ai krenarisht kalonte nga një studio televizive në një studio televizive tjetër me hekura në dorë për të terrorizuar qytetarët e vet.

Mendoi se, në këtë mënyrë, ai do të dominë mbi ta, do t’i bullizojë ata. Në këtë mënyrë, ai tregonte në të vërtetë fytyrën e paraardhësve të tij, të cilët kishin vendosur varje të kundërshtarëve politikë.

Erdhi në Korçë, dhe erdhi si pazarxhi. Mendoi se këtu, me Nikon e tij do mund të blinte një qytetar të thjeshtë të Korçës, njërin prej jush. Do mund ta blinte, sepse nuk i duronte dot kritikat e tij, nuk duronte dot shpirtin e tij të lirë, dhe u bë gati ta blinte.

Mirëpo, qytetari i Korçës, të cilit i uroj sot ditëlindjen, rastisi njëri prej jush, rastisi me karakterin tuaj, me normat tuaja morale, jo të sojit të tij, as të Peleshit të tij. Dhe e gjithë fushata e tij, u përqendrua në Korçë tek ky njeri që i uroj edhe 120 vite të tjera, Ilir Vrenozit.

Unë sot, bëj thirrje çdo qyetetari të Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit, më 11 maj të bashkohemi, sepse, shtëpia pa fëmijë, pa të rinj, djepi bosh, klasat pa nxënës janë mjerim, për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar. Pavarësisht nga bindjet e tij, i them çdo qytetari të Korçës dhe Shqipërisë, se shtëpia pa të rinj, se djepi bosh, edhe të florinjta po t’i ketë muret përfundojnë në një muze dhe jo në një shtëpi me zot. Dhe ne, sot, nuk jemi kurrë ata që duhet të ishim.

Fraksion.com