Sherri me shoferin e kamionit, gjykata cakton “detyrim paraqitje” për vëllanë e deputetit të PD, Bledjon Nallbati
Vëllai i deputetit të PD Bledjon Nallbati, Alti Nallbati është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore pas një sherri me shoferin e një kamioni.
Alti Nallbati u arrestua nga policia pas sherrit nën akuzën se ka kryer veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.
Fraksion.com