Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani
Një 24-vjeçar me inicialet E. N. është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. N., i cili ndodhet me banim në Gjermani, ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një fotografi të fletës së votimit të plotësuar, të cilën e kishte marrë me postë në kuadër të procesit të votimit nga jashtë vendit.
Autoritetet rikujtojnë se publikimi i votës së plotësuar përbën shkelje të fshehtësisë së votimit dhe cenon integritetin e procesit zgjedhor.
Fraksiom.com