“Po të dojë Kavaja që ta rimarrim, duhet të na votojë ne”! Rama: Nëse ka një qelizë komunizmi që jeton akoma është mu te truni i vogël i bufit të kënetës
Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit, kreu i PS, Edi Rama i ka bërë thirrje për mbështetje qytetarëve në Kavajë, duke theksuar se vetëm me votën e tyre, transformimi i qytetit mund të vazhdojë me vrullin e duhur.
Rama nënvizoi gjithashtu rëndësinë e datës 11 maj, e cila përputhet me një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt integrimit evropian.
“Po e them me bindje: nëse Kavaja do që ta rimarrim dhe njëherë qytetin me shumë vrull dhe ta transformojmë përsëri, duhet të na votojë ne,” tha Rama.
Ai tha se, nëse Kavaja do që të jetë pjesë e këtij procesi dhe të kontribuojë për pasaportën evropiane, atëherë është momenti për të marrë një vendim historik.
Rama theksoi se, me mbështetje nga të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste, ai ka sjellë në Kavajë “kryeministrin e luftës së Kosovës”, Pandeli Majkon, një figurë të rëndësishme në historinë e vendit, si dhe një protagonist të ndryshimeve demokratike.
Duke shigjetuar rivalin politik, Rama tha se “nëse ka një qelizë komunizmi që jeton akoma, ajo është te truni i vogël i bufit të kënetës. Mos të shkojnë të votojnë,” tha ai, duke theksuar se PS ka nxjerrë Kavajën nga një periudhë e errët dhe e ka vendosur në një rrugë të re zhvillimi.
Rama përmendi gjithashtu sfidat që kanë kaluar dhe përpjekjet që janë bërë për të transformuar qytetin dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
“Mezi e nxorrëm Kavajën nga këneta,” përfundoi ai.
Edi Rama: Me të gjithë kandidatët, kemi sjellë kryeministrin e luftës së Kosovës, në të njëjtën kohë protagonist i ndryshimeve demokratike, urë paqeje mes nesh. Nëse Kavaja do që ne ta rimarrim dhe njëherë nga e para me shumë vrull transformimin e qytetit, duhet të na votojë ne. Nëse Kavaja do që në parlament të ketë edhe më shumë se 2, i ka zgjedhjet njërën më të mirë se tjetrën. Nëse Kavaja do që përvec këtyre të mos mungojë në shumicën e vet në takimin me historinë në 11 maj për pasaportën evropiane, është statusi i ri i Shqipërisë në Evropë..

Nëse ka një qelizë komunizmi që jeton akoma është mu te truni i vogël i bufit të kënetës. Mos të shkojnë të votojnë. Ne mezi e nxorrëm Kavajën nga këneta. Për cfarë mbani radhë të dielën,
Bufi mori mbështetje të pafundme në dy pika. Tropoja dhe Kavaja janë 2 pika që kanë patur investime më pak nga të gjitha., mendoni që është rastësi? Mendoni që është rastësi se e hëngri Hysën e shkretë? Nuk është as në Kavajë, është tek barku i bufit.
Fraksion.com