AktualitetPolitikëTë fundit

Ndalohet një makinë gjatë natës, Ndreu: Militantë lëvizin me armë!

Mbrëmjen e djeshme në Lezhë janë regjistruar tensione mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Aleancës Euroatlantike.

Në qendër të incidentit kanë qenë nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Andi Marku (të dy nga PS), Gjin Gjoni nga PD dhe Eduart Ndocaj nga Aleanca Euroatlantike.

Sipas përfaqësuesve të PS, rruga u është bllokuar qëllimisht nga Ndocaj dhe Gjoni, duke shkaktuar tension mes grupeve. E nga ana tjetër Gjoni dhe Ndocaj pretendojnë se kane dashur të blejnë vota. Policia ndërhyri menjëherë dhe shoqëroi të gjithë të përfshirët për të dhënë deklarimet e tyre në komisariat.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka publikuar një foto ku shfaqet makina e nënkryetarit Zefi e bllokuar në rrugë, duke akuzuar opozitën për provokime të qëllimshme gjatë fushatës.

 

Fraksion.com