“Këta janë çyrykët në Dibër”, Xhemal Gjunkshi denoncon në SPAK kryetarin e bashkisë Peshkopi dhe dy të tjerë
Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Xhemal Gjunkshi, ka denoncuar në SPAK kryetarin e bashkisë së Peshkopisë, Rrhahim Spahiun, drejtorin e shërbimeve të bashkisë Bedri Kamberin dhe kryetarin e Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja, për krime zgjedhore.
Në një reagim në rrjetet sociale ai shprehet se personat që ka denoncuar kanë shkelur kodin zgjedhor duke hapur rrugë në fshatin Luzni, ndërsa i cilëson ata si ‘çyrykët e vërtetë të Dibrës’.
“Sapo dola nga SPAK, ku denoncova Kryetarin e Bashkisë Peshkopi, Rrahim Spahiun, Drejtorin e Shërbimeve të Bashkisë, Bedri Kamberin, Kryetarin e Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja, për krime zgjedhore. Këta njerëz në shkelje të ligjit, duke shkelur kodin zgjedhor hapën rrugë në fshatin Luzni.
Këta njerëz janë çyrykët e vërtetë të Dibrës, që së bashku me Çyryk Ramën, do marrin përgjigje nga dibranët, vetëm pas pak ditësh. 4 me 1 do ia bëjmë rilindjes.
I bëj thirrje banorëve të Dibrës, të mos friksohen nga presionet e kriminelëve zgjedhorë. Të denoncojnë kur kërcënohet. Unë zotohem se do jem krah çdo njeriu që denoncon krimet zgjedhore.
Shqipëria Madhështore nuk ka kthim. Shqipëria Madhështore do të bëhet”-thuhet në reagim.
Fraksion.com