AktualitetPolitikëTë fundit

PL: Amnisti penale pas 11 majit, fund mbipopullimit të burgjeve me të pafajshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha sot në një deklaratë për mediet se pas 11 majit “me fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 maj, ne do të rishikojmë Kodin Penal, në përputhje me standardet europiane dhe qindra të paraburgosur, do të hetohen në liri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë shtetit represiv”.

“Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë”, tha Blushi.

Blushi tha se do të “miratojmë një plan amnistie, ku do të përfshihen një kategori e gjerë veprash penale, por edhe për personat që kanë vuajtur burgime të gjata dhe që rehabilitimi i tyre tashmë është arritur”

“Nuk do ketë më zvarritje të proceseve hetimore dhe gjyqësore”, theksoi Blushi.

Blushi shtoi se “në burgje, me prioritet, do të vijnë kriminelët elektoralë, që nga ata të dosjes që fle të Dibrës dhe deri te këta të zgjedhjeve të 11 majit”.

“Vetëm duke votuar për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, Shqipëria do të përmbushë standardet europiane të të drejtave të njeriut dhe do të garantojë një sistem të drejtë dhe human të drejtësisë penale”, tha Blushi.

 

Fraksion.com