AktualitetPolitikëTë fundit

“Shkollat nuk kishin shkumës”, Berisha për deklaratën e Ramës: Kishim kompjuterë me internet por i vodhët! Nuk do dalësh nga territori shqiptar pa dhënë llogari…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha më herët se në vitin 2013 shkollat nuk kishin as shkumësa.

Nga një takim me qytetarët në Tropojë ku po përmbyll fushatën elektorale, Berisha u shpreh se në atë kohë shkollat ishin të pajisura me 26.500 kompjuterë dhe kishin akses në internet të siguruar përmes satelitit.

“Rilindja i vodhi,” deklaroi ai, duke e akuzuar Ramën për tradhti dhe duke bërë një paralajmërim të fortë: “Nuk do të dalë dot nga territori shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u ka bërë shqiptarëve.”

Sali Berisha: Deklaroi sot se në 2013 shkollat shqiptare nuk kishin shkumësa. Kishim 26.500 kompjuter dhe kishte internet që e blinim nga sateliti. Por i vodhi Rilindja. Është njeri i cili nëse në Vlorë ia thash një të vërtetë, do të betohem para Isamil Qemalin se këtë tradhtar do ta çoj në Beograd ku e ka vendin. Këtu betohem se nuk do të dalë dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u kë bërë shqiptarëve.

 

Fraksion.com