Rama me batuta në Shkodër: Beneti ishte një nga mbetjet e pakta të të kaluarës që kishte vlerë të plotë ricikluese
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat sot në Shkodër, duke u shprehur se Benet Beci ishte një nga mbetjet e pakta të të kaluarës që kishte vlerë të plotë ricikluese.
Ndërsa fliste për rrugët dhe punën e bërë nga qeveria në këtë drejtim, pra për të bërë veriun të aksesueshëm për turizmin, Rama u shpreh se janë ndërtuar 315 km rrugë të brendshme në dekadën e fundit, e pa krahasueshme kjo sipas tij me punën e bërë nga qeveritë pasardhëse.
Fraksion.com