Rama i përgjigjet Berishës: Lamborghini i Noizyt kushton shumë më pak se 6 milionë dollarët e lobimit në SHBA
Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste, në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, ironizoi aritmetikën e demokratëve, duke komentuar fjalët e Berishës që përmendte Lamborghinin e Noizyt që kushton sa 50 mijë pensione.
Rama deklaroi se Lamborghini është i shtrenjtë, e dinë të gjithë, por siguroi që është shumë më pak se 6 milionë dollarët e paguar për lobimin e PD-së në SHBA.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Se këtë pasaportën evropian do ua japim ne, si Shkodrën që ua mori bufi, që mbeti e fundit, për turp. Dhe që një herë i besuan këtij budallës këtu (për veten e tij) bashkë me Benetin, nga të pakta mbetje të riciklueshme të PD, dhe ja ku jemi sot….
Që kur unë kërkoja lirimin e të burosurve politikë, bufi thoshte që ky do të nxjerrë llumin e shoqërisë nga burgu. Po rezidencën e komunitetit Mysliman kush ja dha? Stadiumin kush ja bëri Shkodrës, a është Vllaznia një nga krenaritë?
Po teatrin Migjeni, kush i shpëtoi nga korenti aktorët? Hyje në Shkodër sikur hyje në Afganistan, ca ndërtime të tmerrshme që kam prishur unë tek Lana. Hyrja e Shkodrës ishin Lana e 2000-shit, sepse kaq është vizioni i kënetës. Si mundet të diskutojmë për këto në vitin 2025 kur ne jemi ulur në tavolinë me BE-në?
U deshën 10 vite përpjekje që ndërkombëtarët kur të na shohin të rrijnë drejt dhe të flasin me respekt, vlerësim dhe besim për ne. gjithë Europa zbret në 16 maj, nuk është parë ndonjëherë.
Ore ia hoqën atë non gratën? Me datë 12 do t’ia heqin. Sikur do t’ia hiqnin se 6 mln dollarw, janë shumë. Bufi dje ishte kapur me Lamborghinin e Noizy. Ai ka lekët e veta tha, por janë 50 mijë pensione, në fillim tha janë 10 mijë. Tani ça nuk thotë. Çfarë i ka bërë këtij Gramshit tha, nga 50 mijë e kanë bërë 60 mijë.
Tani ça ka me Noizyn? Si qenkan 50 mijë pensione për Lamborghinin e Noizyt? Sa kushton Lamborghini? Kushton shumë më pak se 6 mln dollarë. Nëse shkojmë me logjikën e 50 mijë pensioneve, se bufi për të larë damkën, siç ia vënë deleve, që ia kanë vurë bam për të larë atë numrin në kokë, sa pensione paska paguar. Nëse Noizy për Lambon e vet janë 50 mijë pensione, po bufi me lekët e kujt? Se i bie me aritmetikën e tij 500 mijë pensione. Se Lamborghini është shumë më pak se 1 mln. Çfarë aritmetike është kjo?
Fraksion.com