AktualitetPolitikëTë fundit

“Përjashtojmë brenda 100 ditëve mjerimin nga vendi”, Berisha nga Tropoja: Ministret stolisen sikur janë princesha të sulltanateve…

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga Tropoja se programi i forcës që ai drejton synon të eliminojë mjerimin dhe varfërinë e skajshme nga Shqipëria brenda një periudhe 100 ditore, ndërsa premtoi masa të menjëhershme pas zgjedhjeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Në 100 ditët e para do të vendosim një minimum jetik prej 200 eurosh,” tha Berisha, duke kritikuar ashpër qeverinë aktuale dhe ministrat që, sipas tij, “jetojnë të shkëputur nga realiteti i njerëzve të zakonshëm.”

Ai akuzoi klasën politike në pushtet se nuk ndjen përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe ironizoi deklaratat që justifikojnë pensionet minimale.

Sali Berisha: Programi ynë përjashton brenda 100 viteve mjerimin dhe varfërinë e skajshme nga Tropoja dhe Shqipëria.

Politikanët që janë vite dritë larg halleve tuaja, nuk duan t’i dinë për ju.
Ministret stolisen sikur janë princesha të sulltanateve. U thonë shqiptarëve se çfarë kanë pensionistët, ata jetojnë shumë mirë, se me 140 euro jetohet fare mirë. Hajduti e urren viktimën. Në 100 ditët e para shqiptarët do të marrin 200 euro minimum jetik.


Fraksion.com