AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha shfaqet me qeleshe në takimin e Mirditës: Rama ka 3 ditë që qarkullon me thesin e rrenave mbi shpinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në një takim elektoral në qytetin e Mirditë ditën e sotme për të përmbyllur fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 Majit në zonë.

“Ka tre ditë që Edi Rama me thesin e rrenave në shpinë, qarkullon nga një qytet në tjetër. U thoshte në Vlorë se kam investuar 1 miliard e 260 milionë. Epo thashë tani, meqenëse e ndjen veten si gjysëm vlonjat, në fakt as vlonjat as shqiptarë nuk është fare, të themi të vërtetën dhe si duhet gjë as Vlorës, as Shqipërisë origjina e tij, s’ka rëndësi. Ky njeri, sot shkon në Shkodër, në të cilën ka investuar gjysmën e parave që ka vjedhur Tërmet Peçi me motrën e vet në Tepelenë, po, dhe u thotë shkodranëve se kam investuar 1 miliardë e 300 milionë euro.

 


Fraksion.com