AktualitetPolitikëTë fundit

“Alpet e Valbonën i kishte fshirë nga harta”, Berisha: E pyetën Ballukun pse nuk ndërtonte rrugën Vau i Dejës-Koman. Tha ‘nuk janë turistike’…

Kryedemokrati Sali Berisha ka kujtuar një episod, ku ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishte pyetur për arsyen se përse rruga Vau i Dejës-Koman, nuk ndërtohej.

Sipas Berishës, Balluku është përgjigjur se kjo rrugë nuk është një rrugë turistike ndaj një vendim i tillë nuk është marrë ende.

Kreu i PD shtoi se kjo tregon që veriu është diskriminuar nga qeveria në fuqi, duke nënvizuar se për ta, liqeni i Vaut të Dejës, Komani, Alpet, Valbona nuk konsiderohen atraksione turistike.

Sali Berisha: Kur e pyetën Ballukun pse nuk po e ndërtoni rrugën Vau i Dejës-Koman, përgjigja ishte se ne ndërtojmë vetëm rrugë turistike sepse sipas saj liqeni i Vaut të Dejës, Komani, Alpet, Valbona nuk janë destinacione turistike, ishin të fshira nga harta. Askush nuk e ka diskriminuar veriun si Rama.

Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës kanë marrë në 12 vite më shumë se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit.


Fraksion.com