“Rama udhëton dy herë më shumë se presidenti i SHBA”, Berisha: Ai bën fushatë si në vitet ’50, veçmas me gratë dhe veçmas me burrat
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte pasdite në Fushë-Krujë, ku përveç prezantimit të kandidatëve të koalicionit opozitar, lëshoi akuzat e radhës ndaj qeverisjes dhe Kryeministrit Rama.
Berisha u shpreh se Rama udhëton dy herë më shumë se presidenti i SHBA-së, ndërkohë që bën fushatë si në vitet ’50, ku takon veçmas gratë dhe veçmas burrat.
Rama nuk jep llogari për 130 milionë euro për djegësin e Tiranës që nuk ka as nam dhe as nishan. Rama fluturon me avion dy herë më shumë se presidenti i SHBA. Deklaroi 3800 euro në llogari dhe jeton në saraje, qindra metra katrorë, më shumë se edhe diktatori.
Programi ynë ka dy qëllime madhore: T’u kthejmë paratë që janë vjedhur. Së dyti, t’u krijojë të gjitha mundësitë për të jetuar me dinjitet.
T’u fshijmë lotët pensionistëve shqiptarë, që jetojnë me një pension qesharak. Rama miratoi 8 miliardë euro buxhet, ndërsa për pensionistët planifikoi vetëm 16 milionë euro.
Frskion.cum