AktualitetTë fundit

Nën masa të rrepta policie, Florenc Çapja merret nga RENEA në Rinas

Florenc Çapja është ekstraduar në Shqipëri.

Siç duket nga pamjet më poshtë, ai është shoqëruar në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie. Çapja u mor nga forcat RENEA, ndërsa të pranishme kanë qenë edhe forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat kanë marrë në dorëzim

Florenc Çapja është një nga emrat më të njohur të botës së krimit.

Emri i Florenc Çapjas doli në deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, çka shtyu SPAK të ngre akuzë për 44-vjeçarin.

Konkretisht ai dyshohet se i ka ofruar rreth 200 mijë Euro Dumanit për të vrarë, Sokol Sanxhaktarin një emër të njohur për policinë në Elbasan.

Sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, kjo vrasje e porositur nga Çapja po e parealizuar ishte dhënë pasi Sokol Sanxhaktari konsiderohej lidhje e afërt me kundërshtarin e tij, Suel Çelën.

Ngjarja ndodhi teksa Gentian Beqiri ndodhej në arrest shtëpie nga gjykata e Elbasanit.

Autorët përdorën Etien Canin si personin për të hyrë brenda banesës, pasi ai ishte shok fëmijërie me viktimën. Vrasja dyshohet se u porosit për hakmarrje, pasi Gentian Beqiri akuzohej se ishte implikuar në ekzekutimin e Sokol Çapjas, në vitin 2005.

Për krimin e dyfishtë me burg përjetë është dënuar edhe Ardian Çapja dhe Olsi Leku, ndërsa Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli u dënuan me nga 25 vite burg. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.

Florenc Çapja jetonte prej 10 vitesh në Emiratet e Bashkuara Arabe, më konkretisht në Dubai. Në vitin 2021 ai u arrestua me qëllim ekstradimin, por u la nën mbikëqyrjen policore. Disa muaj më vonë ai fitoi tërësisht lirinë duke u pajisur dhe me leje qëndrimi.

Çapja është personazhi i tretë i njohur i botës së krimit që ekstradohet nga Dubai, pas Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes verës së kaluar.

 

Fraksion.com