Arrin në Portin e Shëngjinit anija “Guardia Costiera”, emigrantët nisen drejt kampit të Gjadrit
Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, në portin e Durrësit ka mbërritur një anije e Gardës Bregdetare italiane me 15 emigrantë të dëbuar nga Italia, të cilëve u është refuzuar azili në shtetin fqinj.
Sapo është ankoruar në port, anija është shoqëruar nga autoritetet shqiptare, ndërsa emigrantët pritet të transportohen drejt kampit të Gjadrit, nën masa të rrepta sigurie.
Ky është kontingjenti i dytë i emigrantëve të kthyer nga Italia, pas atij të rreth tre javëve më parë, kur në Shqipëri mbërritën 40 emigrantë. Sipas burimeve zyrtare, deri tani 16 prej tyre janë larguar nga kampi i Gjadrit, pasi janë riatdhesuar në vendet e origjinës.
Fraksion.com