Vrasja e Renato Hoxhajt. arrestohet i dyshuari në Tiranë
Ndalohet në Tiranë personi që dyshohet se i dha makinën autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxha para krimit në Vlorë.
Policia ka ndaluar Erlis Mehmetin, me origjinë nga Tropoja. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i ka dhënë një makinë autorit që vrau Renato Hoxhajn në Vlorë.
Ndërkohë, një prej autorëve të dyshuar dyshohet se është larguar ilegalisht në Greqi.
Erlis Mehmetajt i është sekuestruar edhe një telefon, ku janë gjetur biseda që kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorit të dyshuar, por pa mundur ende arrestimin e tij.
Fraksion.com