Vengu: Partneriteti me SHBA, forcon kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale e globale
Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me aleatët tanë strategjikë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se, në kuadër të vizitës së përfaqësuesve të Kongresit amerikan, në Qendrën Stërvitore të Forcës Tokësore u zhvillua një demonstrim i qitjes në kushte simulimi nga një skuadër e specializuar, si dhe një ekspozim statik i armatimit, pajisjeve dhe mjeteve të përdorura nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (BKL) dhe Qendra e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (QMADM).
“Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes donacioneve në armatim dhe pajisje, është një gur themeli për modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve tona operacionale, theksoi Vengu.
Sipas tij, ky partneritet forcon jo vetëm mbrojtjen tonë, por edhe kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe globale.
Fraksion.com