AktualitetBota+Të fundit

“Takimi Trump-Zelensky, si një dhuratë nga Papa”, Meloni: Një marrëveshje e vërtetë është e nevojshme mes SHBA dhe BE

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, e përshkroi takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky në Bazilikën e Shën Pjetrit një moment historik dhe një dhuratë nga Papa Françesku.

“Mendoj se ishte një moment i bukur, dhe nga ajo që më thanë protagonistët, mund të ketë përfaqësuar edhe një pikë kthese. Ndoshta dhurata e fundit e Papa Françeskut për të gjithë ne. Mendoj se ai meritonte një funeral madhështor dhe të qetë, siç ishte, dhe mendoj se në atë përballje ballë për ballë ishte, nuk di si ta them… shpirti i tij”. tha Meloni.

Duke u ndalur te “përplasjet” e fundit SHBA-BE për shkak edhe të tarifave doganore të Donald Trump, Meloni tha se ka ardhur koha për një marrëveshje të vërtetë midis Unionit dhe SHBA.

“Që takimet të sjellin rezultate, nevojitet kohë, ato duhet të përgatiten me kujdes, nuk duhet të jenë formale, por përmbajtësore. Sot koha nuk është ende e pjekur. Sigurisht, ekziston pezullimi 90-ditor i detyrimeve, ka afate, por unë jam e interesuar të sjell në vend një marrëveshje të vërtetë që i shërben para së gjithash Italisë, si dhe Evropës dhe SHBA-së.”, tha ajo.

E pyetur për qëndrimin italian lidhur me një marrëveshje të mundshme paqejej midis Rusisë dhe Ukrainës, ajo deklaroi se Italia do të mbështesë përpjekjet e Trump për arritjen e  një armëpushim pa kushte.

 

Fraksion.com