Sherri te “Ali Demi”, policia zbardh dinamikën: Konflikt brenda një zyre elektorale, gjenden plumba në vendngjarje
Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, u raportua për një konflikt të dhunshëm mes disa personave.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në ambientet e një zyre elektorale, ku është raportuar për një përplasje mes disa shtetasve.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, policia konfirmon se është dëmtuar me sende të forta xhami i zyrës elektorale, ndërsa janë gjetur gjithashtu dy fishekë.
Tiranë/Informacion paraprak
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.
Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.
Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Fraksion.com